Sot, më 30 shtator, me fillim nga ora 19:00, në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, do të mbahet Konventa Promovuese e koalicionit VLEN, informon POPULLI.mk
Ky organizim pritet të jetë një ndër ngjarjet më madhore politike të këtij viti, ku VLEN do të prezantojë para qytetarëve vizionin, programin dhe prioritetet për të ardhmen. Ndryshe mbrëmë AKI kishte një numër të madh aktivistësh e militantësh ku mbushën sallën “Boris Trajkovski”.
Në Konventë do të marrin pjesë liderët e koalicionit, kandidatët për kryetarë komunash, përfaqësues të strukturave partiake, simpatizantë dhe qytetarë nga mbarë vendi.
Nga VLEN kanë bërë të ditur se konventa do të shënojë fillimin e një etape të re politike, duke theksuar se ky bashkim synon ndryshimin dhe ofrimin e alternativës së vërtetë për shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut në secilën komunë.
© POPULLI.mk




