11.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Orbán: Evropa ndodhet në një udhëkryq historik

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës e ka çuar Evropën në një udhëkryq historik, duke shtuar se presidenti amerikan Donald Trump “nuk është tërhequr nga qëllimi për të sjellë paqe në Ukrainë”, transmeton agjencia Anadolu.

Orbán tha se Evropa ka vetëm dy opsione: të bashkohet pas iniciativës paqësore të Trump-it, ose të vazhdojë në një rrugë që, sipas tij, “e çon kontinentin drejt konfliktit”.

Ai kritikoi liderët evropianë që mbështesin vazhdimin e luftës, duke theksuar se ata “harxhojnë paratë e qytetarëve evropianë për një luftë që nuk mund të fitohet”.

Sipas tij, dërgimi i fondeve dhe armëve për Ukrainën, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, do të hapte rrugën drejt një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Evropës dhe Rusisë.

Orbán theksoi se Hungaria zgjedh rrugën e paqes. Në këtë drejtim, ai ka dërguar një letër presidentes së Komisionit Evropian, ku ka kërkuar ndryshim të qasjes evropiane ndaj konfliktit në Ukrainë.

Të ngjajshme

Të fundit