14.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Incident në Pallaticë: Qytetarët raportojnë kërcënime pas një debati mes bashkëfshatarëve

Një rast kërcënimi është raportuar më 12 janar 2026 në SPB Tetovë nga A.B. (64) nga fshati Pallaticë, komuna e Zhelinës. Sipas denoncimit, rreth orës 16:30, derisa ndodhej në objektin e tij hotelierik bashkë me djalin e tij V.S., ka ndodhur një debat paraprak me një bashkëfshatar, pas së cilit personi me iniciale G.N. dyshohet se i ka kërcënuar ata.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te të përfshirët, ndërsa rasti është raportuar menjëherë në polici. Zyrtarët policorë kanë nisur procedurat hetimore dhe po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, si dhe për dokumentimin e provave përkatëse.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se pas kompletimit të rastit do të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore.

Të ngjajshme

Të fundit