15.8 C
Skopje
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Kasami: Mblidhemi dhe bisedojmë 2 herë në javë që VLEN-i të jetë një parti

Kryetari i komunës së Tetovës dhe lider i Lëvizjes BESA, ka deklaruar sot se liderët e koalicionit VLEN takohen një deri në dy herë në javë, ku bisedohet për çështjen e lidershipit të partisë por edhe për strukturimin e VLEN-it si një strukturë politike.
“Është një proces kompleks, në të cilin ne po bisedojmë së paku 1-2 herë në javë. Këtë javë kishim takimin e fundit dhe për…edhe brenda javës është paraparë takimi i radhës. Bisedohet edhe për çështjen e lidershipit por edhe për çështjen e strukturimit të VLEN-it komplet si një strukturë politike. Jemi katër subjekte politike e po ashtu edhe Vetëvendosja e cila do të duhet te jetë e inkorporuar brenda VLEN-it, po ashtu edhe Lëvizjen Arbëria, ndaj kjo nuk është vetëm çështje administrative që do ta lejojë bashkimin në një parti, por duhet të jetë mundësi e hapur për të gjithë që jemi pjesëmarrës në VLEN”, tha Kasami.

Të ngjajshme

Të fundit