12.8 C
Skopje
E enjte, 26 Shkurt, 2026

BDI: Pas Fillkovit edhe Janevska shkel gjuhën shqipe, ndërsa VLEN struket dhe hesht sërish

BDI: Pas Fillkovit edhe Janevska shkel gjuhën shqipe, ndërsa VLEN struket dhe hesht sërish

Dje në Universitetin e Tetovës, ministrja Vesna Janevska zgjodhi që, përveç debatit për Ligjin e ri për Arsim të Lartë, të hapë edhe një debat të panevojshëm mbi statusin e gjuhës shqipe, duke e relativizuar dhe nënçmuar atë publikisht.

Deklarata se “Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet”, si dhe kërkesa që gazetarët të përkthejnë për të, përbëjnë jo vetëm mungesë respekti ndaj shqipes, por edhe shpërfillje të realitetit kushtetues dhe ligjor që garanton përdorimin zyrtar të saj.

Pas ministrit Fillkov, që po tenton të përjashtojë shqipen nga jurisprudenca dhe praktikat institucionale, tani edhe Janevska po ndjek të njëjtën vijë, atë të minimizimit dhe anashkalimit të gjuhës shqipe në hapësirat publike dhe institucionale, para syve të opinionit.

BDI rikujton se gjuha shqipe nuk është “gjuhë komuniteti”, por gjuhë zyrtare e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Ajo nuk është çështje dëshire personale të një ministri apo ministreje, por detyrim institucional.

Ndërkohë, VLEN, që u vetëshpall si mbrojtëse e interesave shqiptare, sot hesht. Shtabi i tyre i krizës, i ngritur këto ditë për propagandë ditore, le të mblidhet e të diskutojë për Fillkovin dhe Janevskën. Le të thotë një fjalë të vetme në mbrojtje të gjuhës shqipe, nëse guxojnë.

Heshtja nuk është vetëm pafuqi, është edhe bashkëfajësi.

Të ngjajshme

Të fundit