16.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Enis Bardhi: E kemi analizuar mirë kundërshtarin

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll është gati për një nga sfidat më të mëdha në historinë e saj të fundit.

Në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes së balotazhit me Danimarkën, kapiteni Enis Bardhi dërgoi një mesazh se janë të gatshëm të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta në këtë duel vendimtar.

Bardhi, i cili do ta udhëheqë Maqedoninë në mungesë të disa emrave kyç, theksoi se atmosfera në ekipin kombëtar është në nivelin më të lartë dhe se lojtarët e rinj tashmë janë integruar plotësisht në sistem.

“E kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe kemi përgatitur çdo detaj. E dimë kundër kujt luajmë dhe çfarë na pret, por edhe ne kemi armët tona. Nga ndeshjet e mëparshme kemi nxjerrë mësime të rëndësishme dhe ato na kanë ndihmuar të përmirësohemi si ekip. Lojtarët e rinj janë përshtatur shumë mirë dhe atmosfera është e shkëlqyer – funksionojmë si një. Në ndeshje të tilla motivimi nuk mungon kurrë. Nënvlerësimi vetëm na motivon edhe më shumë. Mbështetjen e tifozëve e ndiejmë gjithmonë dhe do të japim maksimumin për t’i bërë krenarë në fushë”, deklaroi kapiteni  Enis Brdhi

Mediat daneze tashmë kanë filluar t’ia atribuojnë plotësisht rolin e favoritit përfaqësueses së tyre, por pikërisht kjo është një motivim shtesë për kapitenin dhe bashkëlojtarët e tij.

Maqedonia hyn në këtë përballje me motiv të qartë, ndërsa Bardhi pritet të jetë një nga figurat kyçe që do të kontrollojë ritmin e lojës kundër danezëve agresivë.

Ndeshja zhvillohet sonte ne fillim ora 20:45.

 

 

 

Burimi / Shaban Sinani – TV Koha

Të ngjajshme

Të fundit