Ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha, ka bërë të ditur në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut se janë ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me deponinë Rusino, informon POPULLI.mk
Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ai theksoi se është në proces ndërtimi i tre qendrave të para rajonale për menaxhimin e mbeturinave në vend, ku njëra prej tyre do të vendoset pikërisht në rajonin e Pollogut.
Sipas ministrit, aktualisht po përgatitet dokumentacioni për shpalljen e thirrjes publike për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë Qendrën Rajonale Rusino. Projekti parashikon gjithashtu furnizimin me pajisje për ndërmarrjet publike komunale në nëntë komuna të Pollogu, të cilat do të përfshihen nga kjo qendër.
Hoxha theksoi se me ndërtimin e qendrave moderne, përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjen e komunave, synohet t’i jepet fund një problemi që ka zgjatur për dekada dhe që prek mbi 250 mijë banorë të rajonit. / © POPULLI.mk
