16.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Ligji i ri për lojërat e fatit synon t’i zhdukë “qendrat e kazinove” nga qytetet

Me ligjin e ri për lojërat e fatit, qytetet tona nuk do të duken më si qendra të mëdha kazinosh. Ky është zotimi i kryeministrit Hristijan Mickoski, pas kalimit të propozim-ligjit në seancën e fundit qeveritare. Sipas kreut të ekzekutivit, ky ligj godet jo vetëm industrinë e bixhozit, por edhe bizneset e kredive të shpejta që lulëzuan pranë tyre.

Ne e premtuam këtë ligj dhe kemi punuar me këtë ligj shumë me kujdes, duke i parë të gjithë parametrat që lidhni me këtë industri, ka standarde dhe politika dhe kjo qeveri, qytetet duken të duket me ato reklama dhe ato billborde që qytete kazinotë që lidhen me këtë industri, kjo nuk i ngjan dhe me këtë ligj do i vendoset fund perceptim tek qytetarët, në afërsi të këtyre kazinove hapen dhe dyqane që japin kredite të shpejta, dhe puna e ardhshme që do bëjmë do jetë ajo”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Por nga Lëvizja Antibixhoz janë pesimistë se ky ligj do të kalojë, duke thënë se shumë herë është premtuar dhe asnjëherë nuk ka kaluar. Sipas tyre, çdo ligj është i mirë edhe pse nuk është ai ligj që ata e kërkuan që kazinotë të jenë tre kilometra jashtë çdo vendbanimi.

“Ne çdo ligj që është pozitiv do ta përshëndesim, por kemi një rezervë se duhet të shohim çfarë kualiteti do të ofrojë. Edhe pse është ajo vija 500 metra ajrore që ka qenë, tash kanë mbetur vetëm 500 metra nga shkollat; përmenden vetëm shkollat, nuk përmenden edhe objektet fetare. Jemi skeptikë për atë edhe pse është folur shumë, por nuk jemi të sigurt se ky ligj do të kalojë, pasi nga përvoja dhjetëvjeçare që lëvizim ne, shumë herë është premtuar por asnjëherë nuk ka realizuar atë që kanë thënë”, deklaroi jushi emurllau – Lëvizja Antibixhoz.

Propozim-ligji i ri për lojërat e fatit parasheh masa më të ashpra kundër bixhozit ilegal dhe reklamimit agresiv, duke ndaluar reklamat që e paraqesin bixhozin si rrugë drejt suksesit financiar apo zgjidhje për problemet personale. Ligji ndalon edhe promovimin përmes figurave publike dhe përmbajtjeve për të mitur, ndërsa kazinotë, bastoret dhe objektet e lojërave të fatit obligohen të jenë të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme, ku gjithashtu ndalohet vendosja e terminaleve elektronike të lojërave të fatit.

Të ngjajshme

Të fundit