27.7 C
Skopje
E martë, 21 Korrik, 2026

VLEN: Prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve në Gostivar

Nga VLEN thonë se po e ndjekin me shqetësim gjendjen në Gostivar, pas rritjes së numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shpalljes së epidemisë.

“Në këto momente, më e rëndësishmja është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i ujit të pijshëm dhe informimi i saktë dhe me kohë për çdo zhvillim”.

“Ne nuk kemi qëndruar duarkryq. Përmes institucioneve shtetërore, qytetarëve të Gostivarit po u sigurohen çdo ditë 50 mijë litra ujë të pijshëm falas, i cili do të shpërndahet në disa pika të qytetit për aq kohë sa do të jenë në fuqi masat dhe rekomandimet”.

“Presim që rezultatet e analizave laboratorike të publikohen sa më shpejt, ndërsa institucionet të vazhdojnë hetimin deri në përcaktimin e plotë të shkaqeve. VLEN do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të angazhohet që qytetarëve t’u ofrohet çdo ndihmë e nevojshme deri në normalizimin e plotë të gjendjes”, thonë nga VLEN.