33 C
Skopje
E martë, 21 Korrik, 2026

Qytetarët mbyllin ditën e 51-të me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët kanë mbyllur ditën e 51-të të protestës së tyre. Ata nisën grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre.

Të shumtë ishin qytetarët të cilët morën pjesë në tubimin e sotëm. Shumë prej tyre folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pasi përfunduan fjalimet, ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa thirrën njëzëri “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”.

“Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”, këto ishin disa nga thirrjet e tyre./Dosja.al