33.9 C
Skopje
E hënë, 27 Korrik, 2026

Ministri Shasivari dhe përfaqësuesja notereve diskutuan për reformat në noteriat

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi një takim pune me kryetaren e Dhomës së Noterisë, Ceca Maleva Stoev, ku u diskutua për çështjet aktuale që lidhen me funksionimin e noteriatit.

Në fokus të bisedimeve ishte nevoja për ndryshime në Ligjin për Noteriatin, avancimi i digjitalizimit të shërbimeve noteriale, si dhe tejkalimi i sfidave që paraqiten në zbatimin e zgjidhjeve ligjore ekzistuese.

Ministria e Drejtësisë thekson se mbetet e përkushtuar ndaj një dialogu të hapur dhe konstruktiv me Dhomën e Noterisë, si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, me synim përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të noteriatit dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucione. përcjell Zhurnal.mk .