25.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Tetor, 2026

Ferati përgëzon Shiroka Pulën: Rajoni ecën drejt stabilitetit dhe prosperitetit

Ministri Agon Ferati ka përgëzuar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës, duke i uruar mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve.

Ferati, përmes një reagimi publik, theksoi afërsinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe lidhjet njerëzore dhe interesat e përbashkëta që kanë dy vendet.

“Jam i bindur se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të thellohet, në dobi të qytetarëve tanë, si dhe të stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, u shpreh Ferati.

Ai përgëzoi gjithashtu aktorët politikë në Kosovë për konsensusin e arritur rreth Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për funksionimin institucional.

Sipas Feratit, avancimi i Kosovës drejt stabilitetit institucional dhe forcimit të proceseve demokratike është inkurajues.

Në këtë drejtim, ai shprehu vlerësim edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe për të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar në arritjen e konsensusit politik.