26.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

Mbështetje për Artan Grubin, qytetarët ofrojnë pasuritë si garanci

Qytetarë nga Tetova, Gostivari, Çairi dhe zona të tjera kanë shprehur publikisht mbështetje për ish-zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin.

Në mesazhet e publikuara, qytetarët shprehen se besojnë në pafajësinë e Grubit dhe kanë bërë të ditur gatishmërinë për ta mbështetur atë edhe përmes ofrimit të pasurive të tyre si garanci.

Sipas mesazheve, bëhet fjalë për qytetarë të cilët deklarojnë se janë të gatshëm të lënë pasuritë që posedojnë si garanci, duke theksuar besimin e tyre se Grubi nuk është fajtor për akuzat që lidhen me të.

Mbështetja vjen nga qytetarë të komunave të ndryshme, ndërsa në rrjetet sociale po shpërndahen mesazhe të shumta në përkrahje të ish-zëvendëskryeministrit të parë.

Qytetarët që kanë reaguar kërkojnë që rasti të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe shprehen se presin që pafajësia e Grubit të dëshmohet përmes procedurave institucionale.