Për të gjithë ata që çdo ditë bëjnë patriotizëm me fjalë dhe shpifje: në institucionin që unë udhëheq, përfaqësimi i shqiptarëve është 57%!
Unë nuk bëj dallime etnike, por vlerësoj profesionalizmin dhe meritën. Megjithatë, kur shpifjet bëhen mënyrë e përditshme e veprimit politik, e vërteta duhet thënë publikisht.
Patriotizmi nuk matet me zhurmë e me parulla, por me vepra dhe me rezultate. E rezultatet flasin vetë!




