Nesër në Kuvend pritet që të fillojë seanca për zgjedhjen e ministrave të ri të kabinetit Kovaçevski 2, përbërje kjo tashmë me Aleancën për Shqiptarër brenda koalicionit qëveritar.
Kjo përbërje e re edhe pse tek shqiptarët nuk ka shumë risi përveç emrave të rinj të ASH dhe largimi i Naser Nuredinit nga posti i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, pasiqë do ketë vetëm një rritje tek gjinia femërore ardhja e Kaja Shukovës e me këtë numri i femrave rritet në 5.
Në vazhdim ju sjellim listën e plotë se si do të duket Qeveria e re:
Kryeministër – Dimitar Kovaçevski
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për eurointegrim – Bojan Mariçiq
Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë – Slavica Gërkovska
Ministër i punëve të brendshme – Oliver Spasovski
Ministër i punëve të jashtme – Bujar Osmani
Ministër i mbrojtjes – Slavjanka Petrovska
Ministër i drejtësisë – Krenar Lloga
Ministër i shëndetësisë – Fatmir Mexhiti
Ministër i arsimit dhe shkencës – Jeton Shaqiri
Ministër i financave – Fatmir Besimi
Ministër i ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i pushtetit lokal – Risto Penov
Ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave – Lupço Nikollovski
Ministër i transportit dhe lidhjeve – Blagoj Boçvarski
Ministër i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor – Kaja Shukova
Ministër i kulturës – Bisera Kostadinovska Stojçevska
Ministër i punës dhe politikës sociale – Jovana Trençevska
Ministër i shoqërisë informatike dhe administratë – Azir Aliu
Ministër i sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive – Artan Grubi
