Dje zyrtarët policorë kanë arrestuar dy personat E.F dhe I.T. Kundër tyre ishte ankuar F.Xh (39 vjeç) nga Kosova, i cili ka thënë se më datën 11 shkurt në ora 22:30 në një shitore në zonën e Kisella Vodës ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona. Pas arrestimit të dy sulmuesve, të dy e kanë pranuar veprën në stacion policor.
Gjatë bisedës zyrtare, të dy e kanë sqaruar dhe e kanë pranuar veprën, ndërsa kundër tyre do të ngritet kallëzim penal për veprën “dhunë” sipas nenit 386 nga kodi penal.
