Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie në 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 16 gradë.
Edhe në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe relativisht të ngohtë me temperatura të ditës të cilat në shumë vende do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nesër do të ketë rritje kalimtare të vranësirave, me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor dhe me rënie të lehtë të temperaturave të ditës. Vranësira më të mëdha priten edhe në fund të javës së punës.
