Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot do të arrijë në Kiev, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.
Meloni, e cila e ka ndërmarrë funksionin tetorin e kaluar, paraprakisht deklaroi se planifikon ta vizitojë Kievin para përvjetorit nga pushtimi rus në Ukrainë – 24 shkurt.
Edhe krahas mosmarrëveshjeve për këtë çështje në koalicionin e saj të djathtë dhe mendimin e ndarë publik, Meloni është përkrahëse e fuqishme e Ukrainës.
Italia dhe Franca paradokohe i kanë përfunduar negociatat për dërgesë të sistemit të avancuar për Mbrojtje kundër ajrore në Kiev në pranverë.
