5.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Dendiasi dhe Blinkeni do ta fillojnë rrethin e katërt të dialogut strategjik Greqi – SHBA

Sekretari i shtetit amerikan, Entoni Blinken dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias sot në Athinë do ta fillojnë rrethin e katërt të dialogut strategjik mes SHBA-së dhe Greqisë.

Sipas MPJ-së greke, dialogu strategjik përfshin çështje rajonale, mbrojte dhe siguri, tregti, energjetikë, përballje me terrorizmin dhe katastrofat natyrore, ndërsa rrethi i tretë u mbajt në Uashington në tetor të vitit 2021.

Blinkeni dje pasdite e filloi vizitën në Greqi me takim me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis, përderisa, sot, përveç ministrit të Punëve të Jashtme, do të takohet edhe me liderin e SYRIZA-s, Aleksis Cipras.

Të ngjajshme

Të fundit