8.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

A janë këto 3 përpjekjet e BDI-se për “destabilizim”?!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Megjithëse në disa raste kryeministri i Maqedonisë së Veriut (MV) Hristijan Mickovski kishte paralajmëruar për ‘përpjekje ose skenare të BDI-se për destabilizim’, denoncimet e këtilla, aspak, si duket, nuk e kishin shqetësuar partinë e Ali Ahmetit që ‘të vazhdojnë me këtë avaz’.

Madje-madje edhe “interesimi i shtuar i korit diplomatik perëndimore në Shkup”, si i disa ambasadorëve, Ahmetit nuk i kishte bërë përshtypje.

Dhe si të thuash, të gjitha “shqetësimet e fundit të BDI-së” kanë ngjyrime etnike dhe çështje shumë të ndjeshme kombëtare, të cilat BDI-ja, fatkeqësisht, për 24 vjet në pushtet, ASNJËRËN S’E KISHTE ZGJIDHUR.

As gjuhën shqipe e as punën e ushtarakëve kosovarë për të cilët Serbia ka lëshuar fletarreste. Na kujtohet edhe rasti i Gafurr Dugollit që u arrestua në kohën e BDI-së edhe ky i tanishmi i Blerim Ramadanit…

Të mos flasim për mosrregullimin e statusit të ushtarëve të UCK-së, që morën pjesë në luftën e 2001-shit.

Rasti i ish-ushtarit të UÇK-së së Kosovës, pastaj rasti i aktivizimit të gjuhës shqipe nëpërmjet Gjykatës kushtetuese, ku shumicën e gjykatësve e ka BDI-ja dhe LSDM-ja dhe së fundmi, rastin i interpelancës së kryeparlamentarit Afrim Gashi, të krijojnë përshtypjen dhe pasqyrën mozaik, të një përpjekje “të koordinuar” me “lojtarë të mbetur nga BDI-ja në gjyqësor” për t’i çrregulluar gjërat në raportin ndëretnik, kuptohet të shoqëruara me ngritje tensionesh, me qëllim që të mund të “destabilizohet situata”.

Përpjekja e parë ishte instistimi i gjyqtarit (kryetarit të Penales) të BDI-së, për ta rikthyer Blerim Ramadanin nga masa “arrest shtëpiak”, në paraburgim, aty ku qëndroi paraprakisht.

Dhe për çudi, i pari reagim që erdhi lidhur me “arratisjen” e Blerimit, ishte pikërisht ministri i Brendshëm serb Ivica Daciq.

Reagimi vetëtimth (shumë i shpejtë), që ta shton dyshimin nëse kishte diçka “të sinkronizuar”, gjë që nuk do të ishte diçka e re kur janë në pyetje shqiptarët. E reja në gjithë këtë çështje do të kishte qenë, se tani për dallim nga me herët në skenare të tilla edhe “shqiptarët po ndërmjetësonin”!

Rasti i dytë, është “shqipja” në “Kushtetuese”. Domethënë për herë të pare, BDI-ja “de facto” e pranon në mënyrë indirekte se gjuha shqipe nuk është zyrtare (si maqedonishtja ose si serbishtja në Kosovë), që me fjalë të tjera dmth: për 24 vjet e kanë rrejtë popullin se “shqipja është zyrtare”! Po të ishte zyrtare, sot as që do të bëhej fjalë rreth saj.

Pra e shini problemin, BDI-ja vazhdimisht ka krijuar probleme respektivisht i ka hapur problemet, për të mos i zgjidhur kurrë, ndërkohë që në çdo fushatë të njëjtat i ka paraqitur “suksese”!

Rrjedhimisht, edhe sa vite politika shqiptare do të duhet të merret me problemet e hapura të BDI-së, të cilët në sipërfaqe dolën si rezultat i luftës së 2001-shit, por, dorën ne zemër, mbetën të pazgjidhur për shkak të pazareve polititike të BDI-së.

Sot, shqiptarët do të duhet të merren me “kopilët”, që BDI-ja ua la para dere…

Dhe rasti i tretë, interpelanca e kryeparlamentarit Afrim Gashi, e cila dështoi në mënyrë spektakolare, njësoj si BDI-LSDM në zgjedhjet e fundit parlamentare…

Të gjitha këto raste tregojnë se një dorë e zezë, në pamundësi për të krijuar e ndërtuar kapacitet politik-intelektual për tu përballë me sfidat opozitare, betejën sikur tenton ta spostojë me një terren tjetër…atë që e njehë më së miri – terrenin e ngritjes së tensioneve ndëretnike ose destabilitetit eventual nepermjet marrjes me rastet (problemet), të cilat vetë BDI-ja nuk kishte arritur t’i zgjidhë as për 24 vite pushtet, sepse fokusin gjatë qeverisjes e kishin tek “Soravia”, “Eurovia”, “Lotarija” dhe shume “IJA” e “VIJA” tjera milionëshe…

Dhe këto raste nuk janë edhe aq problem, por e kundërta, është mirë që BDI-ja po “dëshmon” dhe “pranon” se asnjërin nga këto probleme nuk i ka zgjidhë.

Por, frika është nga inercioni…cfarë do të “pjellë” pas kësaj. Ata që njëherë janë në gjendje që më anë të sakrifikimit të cështjes kombëtare të rikthehen me cdo kusht në “hyqimet”, të njëjtën mund ta përsërisin…

Dhashtë Zoti të më demantojë për këtë, edhe Alija e BDI-ja, por edhe koha.

Të ngjajshme

Të fundit