6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Mickoski: Prodhimi industrial shënon rritje , nuk ka më futboll në kabinete

Kryeministri Mickoski thotë se prodhimi industrial pas një kohë të gjatë rënie, shënon rritje në korrik. Sipas tij është inkurajues fakti që rritja është në masën 3.8 për qind, që siç thekson është tregues se po kthehet besimi te komuniteti i biznesit. Mickoski tha se kemi klimë të qëndrueshme investimi, përkatësisht nuk do të ketë pasiguri më të mëdha politike të cilat shpeshherë frikësojnë investitorët e huaj dhe vendor. Mickoski theksoi se ky trend i rritjes pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh edhe huamarrjen prej 500 milionë euro nga Hungaria.

“T’i ndjekim proceset, normalisht edhe klimën të cilën e krijuam si Qeveri, nuk ka futboll në kabinete, nuk ka reket, nuk ka kushërinj dhe vëllezër të cilët e lehtësojnë bërjen e biznesit në Maqedoni, por këtu mendoj se tanimë gjithçka është ndryshe. Biznesmenët janë të lirë të investojnë, nuk ka ndërmjetës që ofrojnë shërbime për kthim të shpejtë të TVSH-së ose nuk e di çfarë shërbime të tjera nëpër ministri. Mendoj se tani rrethanat janë më të lehtësuara dhe e gjithë kjo ndikon pozitivisht në drejtim të përmirësimit të potencialit ekonomik”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit