14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Ademi: BDI nuk i ndan shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për...

Ademi: BDI nuk i ndan shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për bashkim

0
122

“Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi.

“BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend. BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare”, vijon shkrimi i Ademit.

“Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapsirë kuadrove të rinjë. Dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluarështë edhe një dëshmi shtesë, vetëm e vetëm VMRO të votonte ndryshimet kushtetuese.

Në pushtet Ali Ahmetin dhe BDI-në e kanë mbajtur votat e shqiptarëve, duke ngadhnjyer në çdo cikël zgjedhor, për dallim nga Kumbara i koalicionit VMRO-VLEN, i cili që nga viti 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në Opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë!”, mbyllet shkrimi i Ademit.