Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti në Click Plus në TV21, deklaroi se balancuesi mund të përmirësohej, por jo të shfuqizohej tërësisht.
“Ne konisderojmë se çështjet janë mbyllur një herë e përgjithmonë të cilat janë mbyllur si pasojë e luftës të vitit 2001, çështja e balancuesit është shfuqizu në gjykatën kushtetuese me mbi votim, gjyqëtarët shqiptarë janë mbivotu në atë mbledhje dhe ne konsiderojmë që tendenca kryesisht e bllokut politik maqedonas që ti ri hapë çështjet të cilat i kanë definuar raportet ndëretnike në shtetin tonë nuk është e shëndoshë për demokracin e vendit, nuk është e shëndosh për vendin dhe nuk mund të garantojë perspektivë për shtetin, pasiqë me shumë mund, me shum energji, me gjak është aritë kjo marveshje dhe është për të ardhur keq se si lejohet kjo nga partneri shqiptarë.”
Burimi / Top24