Menduh Thaçi është sqaruar në publik se del nga Fronti Europian, por që do të jetë në sinkronizim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Por, në lidhje me informacionet se rrugës së Thaçit prite të shkojnë edhe disa deputetë turq, sekretari i përgjithshëm i integristëve tha se tani për tani nuk ka shenja të tilla dhe se grupi parlamentar i Frontit Europian funksionon si i tërë.
“Deri tani nuk ka shenja, elemente se ndonjë nga deputetët nuk do të jetë pjesë e Frontit. Grupi parlamentar funksionon si i tërë, kanë koordinime të përhershme, janë në sinkronizim të aktiviteteve me koordinatorin e grupit parlamentar dhe mendoj se ekziston kohezion në kuadër të grupit”, tha Faton Ahmeti.