Në vazhdën e takimeve nën moton “Bashkë për Europë”, sot kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti takoi përfaqësuesit të sektorit të bizneseve, shoqatave, punonjësit e arsimit, kulturës, shëndetësisë.
Takuam sot përfaqësues të sektorit të biznesit, të shoqatave, punonjës të arsimit, artit, kulturës, shëndetësisë dhe aktivistë të më shumë profileve shoqërore nga Tetova që të shprehim falënderimin tonë për kontributin e dhënë në arritjet e deritanishme, në misionet e bamirësisë dhe promovimit të vazhdueshëm të vlerave.
Duke promovuar po të njëjtat vlera duhet të vazhdojmë rrugëtimin drejt një ideali të ri, atë të integrimit europian që padyshim se do të hapë perspektivë më të madhe për të gjithë, standard më të mirë jetësor dhe vlerësim edhe më të madh të përkushtimit tuaj.
Vlerat dhe potenciali ynë i duhet Europës! Bashkë drejt dyerve të saj!
