21.8 C
Skopje
E diel, 5 Prill, 2026

‘Ahmetistët’ dhe ‘Grupin e zjarrit’ i bashkoi Pranvera e Dinjitetit

Sot më 14 Mars në Sellcë të Tetovës shënohet manifestimi tradicional “Pranvera e Dinjitetit,datë kjo ku 22 vjet më parë po nga ky vend u dha kushtrimi i lirisë i luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në këtë manifestim të pranishëm janë komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika si nikoqir i këtij manifestimi,komandanti UÇĶ-së Abaz Xhuka i luftës, tani lider i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, krerët e lartë shtetërorë dhe shum mysafir të tjerë.

Vlen të theksohet dhe që është për tu përshëndetur se kjo datë dhe nderimi për të rënët e kësaj lufte të lavdishme të UÇK-së, nga ku dhe ka rrënjët partia më e madhe në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, bëri bashkë dhe dy grupet mbrenda Bdi-së , ahmetistët dhe grupin e zjarit të cilët ditë me radhë po paraqesin në opinion mendime ndryshe.

Të ngjajshme

Të fundit