Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën pasdite në magjistralen Prishtinë-Pejë, te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.i cili tha se se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Praku i Biznesit). Njësiti policor që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e parapara në vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi./21Media
