30.8 C
Skopje
E premte, 19 Korrik, 2024

Alarme për bomba në shtatë shkolla, Spasovski: Së shpejti zbulojmë njërin nga personat

Edhe gjatë ditës së sotme për të di-satën ditë me radhë, 7 shkolla të mesme të Shkupit u ballafaquan me situatën e njëjtë, ndërprenë procesin edukativo-arsimorë, pasi rreth orës 9:30 në postat e tyre elektronike pranuan porosi me përmbajtje kërcënuese se nëpër objekte janë të vendosura bomba. Pas verifikimit, policia njoftoi se bëhet fjalë për alarme të rrejshme.

“Menjëherë pas raportimeve të marra, shërbimet policore kanë ndërmarrë masat për evakuim të sigurt të shkollave dhe më pas janë bërë kontrolle të detajuara nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për paraqitje të rreme”, njoftojnë nga MPB.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski zotohet se shumë shpejt do të zbulohet njëri nga personat që dërgon postat elektronike me alarm të rrejshëm për bomba nëpër shkollat e mesme. Ai tha se institucionet janë të përkushtuara maksimalisht në këtë pjesë, ndërsa mbetet në qëndrimin se ky është një sulm hibrid ndaj shtetit.

“Unë vazhdoj të jem në qëndrimin se ky është një sulm hibrid mbi shtetin se është akt monstruoz pasi që pa dallim kush e bën këtë e bën me qëllim që të shqetësojë fillimisht nxënësit, prindërit , kuadrin e mësimdhënësve dhe të gjithë shtetin. Institucionet janë të përkushtuar maksimalisht në këtë pjesë, unë pres shumë shpejt, për një kohë të shkurtër të kemi realizim të zbulimit të njërit prej kryerësve”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Postat elektronike me alarme të rrejshme për bomba filluan t’u dërgohen shkollave nga data 26 tetor.

Të ngjajshme

Të fundit