13.8 C
Skopje
E enjte, 19 Shtator, 2024

Albina Kelmendi kualifikohet në finale

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi me familje, e cila përfaqëson Shqipërinë, është prezantuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it që po mbahet në Liverpool të Anglisë.

Kënga e saj “Duje”, e cila u interpretua e tëra në gjuhën shqipe, u mirëprit nga të pranishmit, duke e përcjellë vazhdimisht me ovacione në sallë, raporton Klankosova.tv.

Vlen të theksohet se edhe skenografia ishte për çdo lëvdatë.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.

Kënga “Duje” mban numrin 14 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë që tani në këtë LINK.

Nga nata e parë e Eurovisionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda. /Klankosova.tv

Të ngjajshme

Të fundit