Aleanca për Shqiptarët drejt bashkimit të krahëve – në horizont kandidatura e Ilir Demirit për Tetovën
Pas një periudhe të tensionuar dhe ndarjes së brendshme, Aleanca për Shqiptarët po hyn në një fazë të re bashkimi dhe konsolidimi. Burime të afërta me strukturat e partisë kryesisht krahu i Taravarit bëjnë me dije se Arben Taravari ka ndërmarrë hapa konkretë për të kërkuar rikthimin në kuadër të partisë, duke zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me themeluesin dhe liderin e vërtetë të ASH-së, z. Ziadin Sela.
Ky zhvillim vjen në prag të zgjedhjeve lokale, ku Aleanca për Shqiptarët synon të paraqitet me një front të bashkuar dhe me figura me peshë. Sipas informacioneve të brendshme, njëri ndër emrat më serioz që po shqyrtohet për kandidaturën në Komunën e Tetovës është Ilir Demiri – i cili aktualisht është deputet i ASH-Sela.
Arben Taravari, që para një viti përçau Aleancën për Shqiptarët, tani kërkon kthimin në shtëpinë politike që e ngriti Ziadin Sela. Burime të sigurta bëjnë me dije se Taravari ka kërkuar takim me Ziadin Selën – liderin e vërtetë dhe themeluesin e ASH-së – për t’u rikthyer në gjirin e partisë.
