4.8 C
Skopje
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Ali Ahmeti mori pjesë në kremtimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Shkup

Sonte, nën organizim të ambasadës së Republikës së Kosovës festuam 15 vjetorin e Pavarësisë. Liria dhe pavarësia e Kosovës ishte një ëndërr të cilën ne e besuam dhe është një realitet.

Sot është dita kur mendimet tona kthehen drejt kujtimit për të gjithë të rënët në luftërat për çlirimin por njëkohësisht kënaqësi të shoh se si rritet dhe ndërtohet shteti më i ri në botë.

Me punë, përpjekje dhe me sakrificë të çojmë përpara Kosovën tonë me një qëllim, për një të ardhme sa më të mirë. Gjithsecili ka vënë një gur në ndërtimin e saj dhe hap pas hapi është bërë më i mirë se dje e ky ritëm duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Gëzuar Kosovë!

Të ngjajshme

Të fundit