4.8 C
Skopje
E diel, 15 Shkurt, 2026

Kasami uron 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ishim të nderuar që së bashku me zëvendëskryetarin e Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha deputetin Bastri Bajrami si dhe anëtari i kryesisë qendrore Besar Durmishin të marrim pjesë në thirrjen e Ambasadës së Kosovës në Shkup për të kremtuar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë, ku edhe konsiderohet si një pikë kthese në historinë tonë shqiptare të lavdishme. Shprehëm respektin dhe admirimin tonë për shtetin e Kosovës dhe qytetarët që jetojnë atje.

Pavarësia e Kosovës është realitet i pa kthyeshëm i njohur nga shumë shtete të botës. Do ta kujtojmë çdoherë si një datë të rëndësishme që u shkrua me shkronja të arta në historinë tonë.

Urime pavarësinë e Kosovës!🇽🇰

Të ngjajshme

Të fundit