16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ali Ahmeti përkujton dëshmorët Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Në 33 vjetorin e rënies së luftëtarëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, nuk mungon përkujtimi i tyre nga ata që i njohën por edhe nga bashkëluftëtarët. Dy të rënët sot nuk haroi t’i përkujtojë as lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
Dy shokë që në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me atdhedashurinë, guximin, vigjilencën e veprimit dhe flijimin për përjetësinë e Kosovës, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh në epopenë e qëndresës së saj heroike.
Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Të ngjajshme

Të fundit