9.8 C
Skopje
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Zendeli: Presim që BDI të merr pjesë në tryezën e partive shqiptare

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, pret që BDI-ja të merr pjesë në takimin e partive politike shqiptare që u inicua nga subjekti që përfaqëson ai, shkruan gazeta LAJM. Zendeli thotë se përgjegjësia e BDI-së është e madhe dhe kjo parti assesi nuk duhet të bojkotojë takimet e tilla të rëndësishme.

“Nuk ka pasur deklarim të drejtpërdrejt të tyre për pjesëmarrje ose jo. Ata kanë një deklarim që nuk është shprehimisht se do ta bëjnë këtë ose atë, por në asnjë moment mund të jenë pjesë e atij procesi. Edhe ata janë deputetë shqiptarë dhe besoj që edhe ata e kanë të njejtën ndjenjë siç e kam unë apo ndonjë shqiptarë tjetër kur bëhet fjalë për emërtimin e gjuhës shqipe. Por, si do të poziciohen do ta shohim. Përgjegjësia e BDI-së është më e madhe sepse është ne qeveri dhe propozimi për ndryshime kushtetuese duhet të vijë nga Qeveria. Dhe nëse propozimi që do të vijë nga Qeveria do të jetë që të bisedohet vetëm për preambulën dhe inkorporimin e komunitetit bullgar në Preambulën e Kushtetutës së vendit, atëherë na pamundësohet që të diskutojmë për temën e “20%”-shit dhe gjuhën shqipe. Pra partitë shqiptare në qeveri duhet që këtë çështje ta inicizojnë që në qeveri”, tha Fadil Zendeli, deputeti i Lëvizjes Besa.

Të ngjajshme

Të fundit