9.8 C
Skopje
E enjte, 29 Shkurt, 2024

Ali Ahmeti: Vendi nuk ec përpara duke hapur temat e së kaluarës!

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka vlerësuar si pozitiv takimin e sotëm të liderëve politik, me shpresë se takimet e tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen. Sipas Ahmetit, takimi ishte zhvilluar me debat të hapur, konstruktiv dhe me dallime në qëndrime nga liderët e shumicës parlamentare dhe opozitës.

I pyetur për kërkesën e partive opozitare shqiptare që të hiqet “20 përqindëshi” nga Kushtetuta, tha se kjo është çështje prioritetesh dhe se qëndrimin do ta ndërtojnë pasi të hapet kjo temë.

“Mbi të gjitha prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese dhe kur të hapet një diskutim i tillë, sigurisht që duhet parë se cili është prioriteti kryesor në situatën ku ne ndodhemi edhe do të ndërtojmë qëndrime rreth kësaj çështjeje”, u përgjigj Ahmeti.

Ahmeti bëri thirrje që të tejkalohen nostalgjitë e së kaluarës, pasi sipas tij, nëse hapen tema që i takojnë së kaluarës atëherë vështirë se vendi mund të ecë përpara.

Të ngjajshme

Të fundit