9.8 C
Skopje
E enjte, 25 Prill, 2024

Ambasadorja e re gjermane Drexler ka nisur me punë, njihnuni me të

prill – Ka zgjedhur rrjetet sociale që të prezantohet me qytetarët në vend. Kjo është ambasadorja e re gjermane në vend, Petra Drexler e cila vetëm pak ditë më parë ka dorëzuar letrat kredenciale tek institucionet përkatëse.

Do të angazhohem me të gjithë energjinë time për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit të ngushtë midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, me të gjitha mundësitë e mia, kështu zotohet mes tjerash ambasadorja gjermane.

Ja postimi i plotë i saj:

Ju drejtohet Petra Drexler, Ambasadorja e re gjermane në Maqedoninë e Veriut, e sapoardhur nga Berlini.
Ngrohtësia me të cilën jam pritur këtu në Maqedoninë e Veriut është shprehje e respektit të madh për Gjermaninë. Kjo lidhje e ngushtë me Gjermaninë dhe Evropën është misioni dhe detyrimi im: Do të angazhohem me të gjithë energjinë time për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit të ngushtë midis vendeve tona në të gjitha nivelet dhe për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, me të gjitha mundësitë e mia.

Të ngjajshme

Të fundit