Ansambli shqiptar shkëlqen në manifestimin e 2 majit në Sllupçan
Rreth 5000 spektatorë sot janë tubuar në Sllupçan në 22 vjetorin e shpalljes zonë e lirë në Karadak në mesin e tyre invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të Qeverisë: deputetë, ministra, zv.ministra, intelektualë e personalitete nga Kosova e më
gjërë.
Solistët e ansamblit interpretuan me mjeshtri fragmente të këngës së njohur „Zakon burri“! Me duartrokitje u përcoll performanca e shkëlqyeshme „Jam këtu“ interpretuar „acapella“ nga grupi i solistëve dhe drejtori i ansamblit!
Manifestimi u përmbyll fuqishëm me paraqitjen e vallëtarëve dhe pjesën koreografike„Vallja e paqes“ e cila pasqyron gjamën e burrave, vuajtet e persekutimet, historinë tonë plot dhembje e krenari!
