27.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Arbin Rushiti i bashkohet KB Vëllaznimit – Gjakovë

Arbin Rushiti, një nga yjet më të ndritshëm të basketbollit nga Shkupi, ka lënë gjurmë në Superligën maqedonase, shkruan POPULLI.mk

Pas një karriere të suksesshme me KB Çairin e Shkupit, ai tani i është bashkuar ekipit të KB Vëllaznimit nga Gjakova. Ky transferim pritet të sjellë një frymë të re dhe entuziazëm në ekipin gjakovar, duke përforcuar shpresat dhe ambiciet e tyre për sezonin e ardhshëm.

Arbin Rushiti është i gjatë 1.85cm dhe luan në pozicionin e play-makerit

Me përvojën dhe aftësitë e tij të dëshmuara, Rushiti do të jetë një aset i vlefshëm për Vëllaznimin dhe një shembull inspirues për të rinjtë që ndjekin sportin e basketbollit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit