18 C
Skopje
E mërkurë, 10 Qershor, 2026

Arritja më e madhe në industrinë e artilerisë! ATS group nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kompaninë më të madhe turke MKE

Në Maqedoninë e Veriut është nënshkruar memorandumi më i rëndësishmi ndonjëherë në industrisë së artilerisë, transmeton TV21.

Kompania e Shefshet Demirovskit, ATS Group ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me njërën ndër kompanitë më të madhe turke të kësaj industrie, MKE.

Ky memorandum parasheh tri pika:

  • Transferim i teknologjisë, njohurive teknike dhe ekspertizës për prodhim dhe përmirësim të kapaciteteve prodhuese. Modernizim i linjave të produkteve. Përmirësim i mundësive eksportuese. Hulumtim i përbashkët për rritjen e potencialit eksportues në tregun ndërkombëtar. Trajnim dhe ndihmë teknike. Zhvillim i programeve për trajnim dhe përmirësim të ekspertizës teknike.
  • Përkushtim i përbashkët dhe hapje e fabrikës së re për prodhimit të barutit në Maqedoninë e Veriut për investim të përbashkët në dy anët që do të mundësojë hapje të vendeve të reja të punës.
  • Projekt për vendosjen e linjave të reja të prodhimit nga ana e MKE duke shfrytëzuar ekspertizën dhe teknologjinë e ATS Group në këtë fushë.

Të ngjajshme

Të fundit