7.8 C
Skopje
E premte, 13 Shkurt, 2026

Arsovska ka vetpëlqim të shtuar, punët në nivel lokal shkret po hap parti të re!

Danella Arsovska nga emri i shpresës u shndërrua në emër të zhgënjimit e të dëshpërimit për qytetarët. Prej kur është në krye të qytetit të Shkupit ky qytet qëndron në krye të listave botërore për ajrin më të ndotur. Ky qytet nuk mund të frymojë lirshëm nga komunikacioni i stërngarkuar, autobusët elektrik qytetarët mund t’i shohin vetëm në ëndërr. E pas një sërë dështimesh kjo e fundit ka një vetpëlqim të shtuar që nuk po i mjafton komuna po dëshiron një shtet të tërë ta bëjë “llugë”. Dhjetë ditë më parë Arsovska në një intervistë televizive paralajmëroi se do të formohet një parti e re politike, ndërsa sot do të emërohet kryetare e partisë tashmë ekzistuese – Alternativa e Re, shkruan Zhurnal.

Arsovska e bëri “llugë” qytetin e Shkupit tani me ambicie më të mëdha –

Ambiciet e larta janë normale e të natyrshme por e logjikshme është që ambiciet të shtohen proporcionalisht me rezultatet e punës që bën. Nëse rezultatet janë të larta e të suksesshme ambiciet duhet të shtohen, por nëse rezultatet janë katastrofale si të Arsovkës është gabim trashanik me pas ambicie të larta.

E këtë gabim po e bën kryetarja aktuale e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi e bëri kaos qytetin e Shkupit ka ambicie për të udhëhequr me një parti. Dhjetë ditë më parë Arsovska në një intervistë televizive paralajmëroi se do të formohet një parti e re politike, ndërsa sot do të emërohet kryetare e partisë tashmë ekzistuese – Alternativa e Re.

Nuk është e qartë nëse Arsovska ka ndërruar mendje ose vazhdon me idenë për formim të partisë së re. Alternativa e Re u themelua nga Gjorgji Orovçanec në vitin 2007, në periudhën kur ishte anëtar i Partisë Popullore VMRO dhe deputet në Kuvend. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një vit më vonë, ai hyri në koalicionin e udhëhequr nga LSDM dhe arriti të sigurojë një vend deputeti.

Arsovska kryetare që diti të premtojë por nuk po di e nuk po do të realizojë –

Dy premtimet më megalomane të Arsovskës ishin sigurimi i transportit publik falas për të gjithë qytetarët, dhe blerja e 250 eko autobusëve, për të ruajtur cilësinë e ajrit. Prej të cilëve vetëm një autobus kushton 300 mijë euro. Këto dy premtime deri në realizim ka dhënë afat kohor dy vite. Dhe, tani po mbushen dy vite që kur Arsovska është në krye të detyrës dhe nuk ka arritur të realizojë asnjërin e as tjetrin premtim, që në fushatë i kishte prezantuar edhe si zotime.

Nga premtimet tjera të pa realizuara të Arsovskës është edhe transporti falas për studentët nga të gjitha Universitet private dhe privato-publike, mes tjerash gjatë fushatës zgjedhore Arsovska kishte zhvilluar edhe takime me studentë të Universiteteve private duke iu premtuar se kjo çështje do të zgjidhet menjëherë po sa ajo të zgjidhet në krye të qytetit të Shkupit. Por ende nuk ka asnjë përgjigje ndaj këtij premtimi të dhënë të pa realizuar për studentët. Që i bie se kryetarja aktuale i ka mashtruar studentët.

Ajo poashtu premtoi se për 82 ditë do të pastrojë të gjitha deponitë ilegale në Shkup. Sipas saj, detyrimi i përditshëm i qytetit duhet të jetë angazhimi i kontrolleve dhe inspektimeve me detyrën e deponive që të mos rishfaqen. Ajo më 31 janar tha se të gjitha deponitë e hartuara dhe të zbuluara që kanë premtuar se do t’i pastrojnë, janë pastruar dhe kështu është realizuar premtimi parazgjedhor për përballje me deponitë ilegale në Shkup. Derisa Meta.mk ka bërë një turne nëpër Shkup dhe konstatoi se deponitë ilegale ekzistojnë ende në disa lokacione, që edhe më parë njiheshin si pika të nxehta ku mbetjet hidheshin ilegalisht nga qytetarët e pandërgjegjshëm. Në Karposh 3 dhe 4 këto janë lokacionet përgjatë bregut të lumit Vardar, në komunat Butel dhe Shuto Orizarë është rruga ndërmjet Vizbegut dhe Shuto Orizarit, si dhe rruga ndërmjet Butelit dhe Liqenit të Smilkovës.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellur asgjë risi, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e Shilegovit, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit