25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Arta Bilalli-Zendeli në Komitetin politik të Asamblesë së NATO-s

Deputetja nga radhët e BDI-së, Arta Bilalli-Zendeli po qëndron në Madrid të Spanjës në Komitetin politik të Asamblesë së NATO-s.

Ideja e Prokurorit publik ishte themelimi i Tribunalit special per Agresionin ndaj Ukraines. Praktika e themelimit të tribunaleve speciale për territore dhe krime të caktuara është praktikë e njohur dhe e pranuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Kanë qenë Tribunali i Ruandës dhe Tribunali për ish-Jugosllavinë që u themeluan me sukses dhe sipas kësaj praktike, nuk do të duhet të ketë pengesa për krijimin e tribunalit për Ukrainën. E gjithë bota e pa Buçën, ndaj krejt bota duhet ta sheh vendosjen e drejtësisë për Buçën sepse sipas një shprehjeje të vjetër: “Drejtësia nuk duhet vetëm të vendoset, por drejtësia duhet të shihet/duket kur vendoset”.

Drejtësia nuk vendoset dot nëse aktorêt kryesor nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Parimi i përgjegjësisë është parim themelor në drejtim tê vendosjes së drejtësisë. Ju si Prokuror publik i Ukrainës përmendët se deri tani keni regjistruar 43 krime lufte në territorin e Ukrainës dhe poashtu shtuat se numri vazhdimisht rritet sepse lufta vazhdon.

Cilat masa i ndërmerrni për t’i regjistruar, mbledhur dhe ruajtur provat me të cilat do t’i argumentoni krimet në të ardhmen?

 

Të ngjajshme

Të fundit