7.8 C
Skopje
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

ASH kanë reaguar për takimin Mickoski – Jankullovska

Pas takimit mes kryetarit të VMRO-së, Hristjan Mickoski dhe ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, kjo e fundit e dënuar me disa vjet burg, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Në një komunikatë për media Aleanca për Shqiptarët thotë se Mickoski sot trego fytyrën e tij të vërtet në politikë, pasi në këtë mënyrë po legalizon dhe rehabiliton krimin politik dhe institucional si viktimë politike. Nga kjo parti pyesin kreun e opozitës maqedonase nëse po planifikon kthimin në politikë të të gjithë kriminelëve të dënuar me vendime të plotfuqishme për krime dhe keqpërdorime të pushtetit në të kaluarën?

Reagimi i plotë i ASH-së:

Sot më shumë se kurrë shihet fytyra e vërtetë e Mickovskit dhe partnerëve të tij politikë. Takimi dhe publikimi i fotografisë me Gordana Jankullovskën, legalizojnë dhe rehabilitojnë krimin politik dhe institucional si viktimë politike. Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër tentimin e Hristjan Mickovskit dhe DPMNE-së, që të amnistojnë dhe rehabilitojnë kriminel që janë duke vuajtur dënimin me burg edhe në këto momente. Fakti që VMRO asnjëherë nuk ka gjetur forcë për të kërkuar falje për të shkuarën e errët dhe të distancohet nga ajo periudhë, tregon se edhe e ardhmja e tyre mbetet krimi e errësira, e në këto veprime regresive kanë partner edhe ca shqiptarë të mjerë.

Pyesim publikisht, Mickoskin dhe opozitën, a do të thotë kjo fotografi se planifikoni rikthimin në politikë të të gjithë kriminelëve të dënuar me vendime të plotëfuqishme për krime dhe keqpërdorime të pushtetit në të kaluarën? A është kjo arsyeja e kundërshtimit dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit, që do të sillte edhe drejtësinë dhe luftën e drejtë kundër krimit dhe korrupsionit?

Të ngjajshme

Të fundit