12.8 C
Skopje
E premte, 25 Tetor, 2024

Grubi: Fehmiu e Xheva rrojnë ndër ne me atdhedashurinë e tyre

Sot në Drenas ka qenë i pranishëm kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me një delegacion partiak të përbërë nga zv/kryeministri i parë Grubi, deputeti Arbër Ademi dhe shumë figura tjera politike nga Kosova, informon POPULLI.mk
Lexo statusin e plotë të Grubit:
ARTAN GRUBI: “Në Drenas, aty ku prehen të qetë shpirtërat e heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci, bashkë me kryetarin Ali Ahmeti kujtuam sot madhështinë e sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.
Fehmiu e Xheva rrojnë ndër ne me atdhedashurinë e tyre, me guximin dhe vendosshmërinë e pashoqe për të mbrojtur me jetë rrënjët e Kosovës së tyre që kërkonte drejtësi.
Sa frymëzim e krenari të mbin në zemër kur dëgjon bashkëveprimtarët e tyre, në mesin e të cilëve edhe Ali Ahmetin, të dëshmojnë me mall e krenari mbi heroizmin e tyre.
Kujtimi mbi idealin dhe amanetin e tyre nuk do të vdesë kurrë, e përcollën tek ne, e ne do ta përcjellim tek fëmijët tanë.
Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!
Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”
© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit