7.8 C
Skopje
E premte, 6 Shkurt, 2026

Asnjë shqiptar nga 7 anëtarët e zgjedhur në FIZHT

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime. Në mesin e atyre është edhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga ajo që shihet në komunikatën e Qeverisë, raporton SHENJA, nga shtatë anëtarët e zgjedhur të rinj asnjëri nuk është shqiptar.

Është shkarkuar kryetarja Monika Mlladenoviq dhe anëtarët: Fatlume Rexha Lusjani, Natasha Geshkoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlia.

Janë emëruar: Ivo Nikollov, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për periudhë prej tre viteve, ndërsa Nada Cvetkoska, Marjana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për periudhë prej dy viteve.

Të ngjajshme

Të fundit