Ballkani ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Astanas, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Skuadra nga Suhareka nesër do të përballen në Kazakistan në orën 16:15.
Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me fitore të Astanas 1:2.
Ballkanit i duhet fitorja për të mbetur me shpresa për kualifikim tutje në fazën e nokautit direkt. /Zëri