12.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Bastri Bajrami deputeti i vetëm shqiptar që voton kundër ndryshimit të kodit penal (DOKUMENT)

Me 48 vota “për”, 36 “kundër” dhe një të përmbajtur, Kuvendi dje pasdite miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal. Propozuesja e ndryshimeve, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska – Madiq tha se nga gjithsej 38 nene në ndryshimet dhe plotësimet ligjore, 35 janë me direktiva të BE-së. Por sipas listës së siguruar nga mediat, deputeti Bastri Bajrami ka votuar kundër këtij propozimi dhe bëhet deputeti i parë shqiptar që voton kundër. Këto ndryshime parashikojnë ulje të dënimeve me burg për veprën e penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar. Amendamentet e propozuara u dorëzuan në Kuvend me flamur europian./Nmk-post

Të ngjajshme

Të fundit