23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

BDI Çair – Të dhënat alarmante e rendisin Çairin si komunën më të pafavorshme për zhvillimin normal të fëmijëve

Të dhënat alarmante që e rendisin Çairin si komunën më të pafavorshme për zhvillimin normal të fëmijëve dhe të rinjve janë pasojë e drejtpërdrejtë e politikave kriminale dhe të papërgjegjshme të udhëheqjes aktuale të komunës.
Kaosi urban, betonizimi i pakontrolluar dhe mungesa e hapësirave të gjelbra e sportive po e shndërrojnë Çairin në një zonë të pabanueshme, duke i shtyrë të rinjtë drejt emigrimit dhe duke e bërë komunën epiqendër të pasigurisë dhe vëllavrasjes. Kjo situatë është rezultat i një klike të pasuruar në kurriz të qytetarëve, e cila për 20 vite e ka shndërruar Çairin në një katastrofë urbane dhe sociale.
Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe përgjegjësi nga kjo udhëheqje e dështuar, që Çairi të mos përjetojë më kurrë një tragjedi të tillë!
BDI Çair nuk do të lejojë që e ardhmja e qytetarëve tanë të mbetet peng i interesave kriminale. Është koha për ndryshim të vërtetë dhe për rikthimin e perspektivës dhe sigurisë në komunën tonë.

Të ngjajshme

Të fundit