24.8 C
Skopje
E premte, 21 Gusht, 2026

BDI: Kaluan 24 orë, VLEN ende i strukur dhe pa zë për zgjedhje të parakohshme

KALUAN 24 ORË, s’VLEN-I ENDE I STRUKUR DHE PA ZË PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Kanë kaluar 24 orë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga s’vlen-i ende asnjë fjalë.
Ata që shkelën legjitimitetin, tani fshihen sapo u kërkohet që legjitimitetin ta matin para qytetarëve.
s’Vlen-i e di se nuk e ka pasur dhe nuk e ka mbështetjen e shqiptarëve. E di se pushteti i tij mbështetet te lëmosha e padronëve politik dhe te frika nga vota e lirë.
Nëse kanë marrë leje, le t’i pranojnë zgjedhjet e parakohshme.
Heshtja e tyre tashmë është përgjigje: kanë frikë nga qytetarët dhe nga verdikti që i pret.