Ish-ministri, Fatmir Limani, ka paralajmëruar se të punësuarit që respektojnë vendin e tyre të punës do të kenë mundësi të marrin vendime të përhershme.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Limani thekson se punonjësit nuk duhet të ndihen të frikësuar apo të nënshtrohen ndaj personave që, sipas tij, pretendojnë të luajnë rolin e “kapove”.
“Të gjithë që punësuam dhe respektojnë vendin e punës do të fitojnë vendime të përhershme, për këtë edhe nuk duhet të nënshtrohen e frikësohen nga rrugaqët që luajnë rolin e ‘kapove’ pa kokë”, ka shkruar Limani.
Deklarata e Limanit vjen në kuadër të paralajmërimeve për rregullimin e statusit të të punësuarve dhe sigurimin e vazhdimësisë së tyre në vendet e punës.




