PARIS- Karim Benzema është shpallur fituesi i Topit të Artë 2022 në ndarjen e çmimeve të mbrëmjes së sotme.
Sulmuesi i Real Madrid e fiton për herë të parë këtë trofe. Vitin e kaluar, Karim Benzema ishte kyç në triumfet e Real Madridit në Champions League dhe në La Liga, ku shënoi 44 gola dhe 15 asistime në 46 paraqitje.
Ai zhvilloi paraqitje fantastike në fazën e eliminimit të Champions League, ku realizoi gola vendimtar ndaj PSG’së, Chelseat dhe Manchester Cityt. Francezi u shpall golashënuesi më i mirë në Champions League me 15 gola.
Benzema e fitoi çmimin në moshën 34-vjeçare.